Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 21:09

Bëri namin vjet, rikthehet në ‘Kenga Magjike’ këngëtarja e njohur

Këngëtarja e dashur për publikun Rovena Dilo këto kohë ka qenë shumë e angazhuar me projekte muzikore. Vetëm para tre javësh ajo solli këngën e saj më të re të titulluar  “Do të çmend”. Së fundmi këngëtarja ka konfirmuar dhe pjesëmarrjen në festivalin ‘Kënga Magjike 2019”.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit Rovena ka treguar se ‘Kënga Magjike’ është destinacioni i saj i rradhës. Këngëtarja nuk e ka zbuluar akoma projektin muzikor me të cilin do të marrë pjesë por që do e mësojmë në ditët në vazhdim.

“Nuk jam duke e menduar më. ‘Kënga Magjike’ është destinacioni im i radhës dhe sigurisht më i bukuri. Tetor 2019, shihemi atje. Rovena është rikthyer”, ka shkruar ajo krahas fotos së postuar në Instagram. Kujtojmë që këngëtarja vjet mori pjesë në kompeticion me këngën ‘Ma jo’ në bashkëpunim me ONAT.