Mbrëmjen e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe ka mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës një super koncert madhështor. Për koncertin në fjalë këngëtarja pati lajmëruar që prej disa ditësh dhe njerëzit po e prisnin me padurim.

Aurela ka dhuruar performanca të jashtëzakonshme për numrin e madh të njerëzve që ishin mbledhur për të dëgjuar zërin e saj unik. Njëri ndër të ftuarit në koncertin e saj, ishte dhe këngëtari i njohur Genc Prevlukaj me të cilin dhe ka bashkëpunuar për projektin muzikor të titulluar ‘Adrenalinë’.

Së fundmi Genci ka publikuar në profilin e tij të Instagramit disa foto nga koncerti i koleges dhe ka shkruar për të fjalët më të mira. “Mbreme ne Tirane ne recitalin e Aurela Gaçes. Nje spektakel i madh, ne nje nivel tjeter nga ajo qe kemi pare deri sot. Skenografi, teknikisht perfekt, publik i jashtzakonshem, bend fantastik, 100% live, balerine e statiste me shume stil, ndersa Aurela ne interpretim dhe energji me e madhe se kurre.
Kenaqesi e madhe qe ndame disa minuta bashke ne skene”, është shprehur ai.

Ndërkohë dhe Aurela ka postuar një video gjatë koncertit në Instagram dhe ka shkruar: “Do te me duhet nje fjalor i pasur per te gjetur fjalet me te bukura falenderuese per secilin nga ju qe ishit mbreme me ne . Poete nuk jam e nuk do te mundem t'a shpreh me fjale gjithe mirenjohjen qe kam per ju , ju njerezit qe me keni dhene duartrokitjen e pare e vazhdoni me mbushni shpirtin me kaq shume dashuri . Faleminderit!”
View this post on Instagram










