Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 17:05

Ka frikë nga errësira, ky VIP shqiptar nuk fle dot vetëm

Make up artisti, Kaci Lleshi, ka qenë se fundmi i ftuar në emisionin ‘#Gjesi’ në T7, së bashku me motrën e tij Zoja. Ndonëse Kaci dhe motra e tij ndajnë profesione të ndryshme ato janë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë së bashku shumë eksperienca. Ato kanë folur gjerë e gjatë për tematika të ndryshme, rreth raportit të tyre, përditshmërisë, mëngjeseve dhe punës.

Kaci ka treguar se ka probleme me zgjimin herët dhe gjatë gjithë aktivitetit të ditës i rri mendja te gjumi. Një detaj tepër interesant që Kaci dhe motra e tij kanë rrëfyer gjatë emisionit, është se deri në momentin kur Zoja është martuar, ato kanë ndarë të njëjtin krevat për arsye se make up artisti nuk e duron dot errësirën.

“Deri para 7 vitesh, që kur ishim fëmijë të vegjël, dikur na kanë futur me një krevat dhe jemi ndarë vetëm kur jam martuar. Ndarje më të vështirë e më të dhimbshme nuk kam përjetuar”, është shprehur Zoja.  Nga ana tjetër Kaci ka treguar se pas martesës së Zojës ai marrë djalin e të vëllait për të fjetur me të. Një tjetër arsye përse make up artisti e ka të vështirë për të fjetur vetëm është se e ka mësuar Zoja keq, të paktën kështu është shprehur ai.