Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 16:04

U mësua me mëmësinë, ja si ka qenë rikthimi në punë për Meghan Markle

Dukesha Meghan Markle dhe princ Harry u bënë prindër për herë të parë para 5 muajsh me një djalë të cilit i vendosën emrin Archie. Dyshja janë shumë të lidhur me vogëlushin dhe kujdesen që atij mos t'i mungojë asgjë. Mirëpo dukeshës sigurisht që i është dashur të merret dhe me gjërat mbretërore dhe vetëm para pak javësh është kthyer në punë.

Meghan e ka përjetuar në një mënyrë shumë të bukur të qenurit nënë dhe është mësuar shumë me të birin prandaj dhe ndarja me të pas fillimit të punës, ka qenë shumë e vështirë.  Burime pranë “Us Weekly” kanë treguar se ndërkohë që dukesha ka qenë e angazhuar me pjesëmarrjen në një event mrëtëror, është ndjerë keq që i duhej të largohej nga Archie. “Meghan kishte ndjenja të përziera për rikthimin e saj në punë. Ajo e dashuron mëmësinë dhe ishte shumë nervoze që duhej të largohej nga Archie”, janë shprehur burimet në fjalë.

Ndërkohë që dukesha është e zënë me punët mbretërore, nëna e saj Doria Ragland, do të kujdeset për djalin dhe kjo do i dhurojë qetësi dukeshës. Kujtojmë që ajo ka pushuar shumë dado nga puna, për  shkak se nuk i kanë falur siguri dhe nuk ka ndjerë se mund t’iu besojë kujdesin ndaj vogëlushit.