Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 11:11

'E lashë që ditën e parë', Blendi Fevziu tregon pse hoqi dorë nga profesioni si pedagog

Gjatë emisionit "Opinion", mbrëmjen e djeshme moderatori Blendi Fevziu ka treguar se ka hequr dorë nga profesioni si pedagog para 15 vitesh. Blendi tregoi se arsyeja pse hoqi dorë ishte sepse u zhgënjye nga fakti që në leksion kishin shkuar vetëm 6 veta.

Blendi ishte larguar nga salla e leksionit dhe kishte hequr dorë nga ky profesion sepse nuk mund të humbiste kohë me studentë që nuk ishin të interesuar të mësonin.

"Nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje", tregoi Fevziu.

Moderatori u shpreh se pedagogët nuk motivohen kur studentët nuk shkojnë në auditore. "Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes… Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare", u shpreh Fevziu.