Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 10:10

Aktori i njohur po bëhet baba, bashkëshortja tregon barkun e rrumbullakosur

Aktori amerikan Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij Hilaria, janë në pritje të fëmijës së tyre të pestë. Lajmin e dha vetë Hilara me anë të një videoje me rrahjet e zemrës së vogëlushit.

"Ende është herët, por ne kemi mësuar që brenda meje është një person i vogël. Tingulli i kësaj zemre të fortë më bën shumë të lumtur dhe ne duam të ndajmë këtë lajm pasi nuk duam të fshehim shtatzëninë", shkruan Hilara.

Në një foto tjetër ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur dhe shkruan: "Kur ke bërë shumë fëmijë, 6 minuta shtatzëni të duken si 6 muaj".

Alec Baldwin është 61 vjeç ndërsa Hilara 35. Ata u martuan në vitin 2012 dhe kanë katër fëmijë bashkë, Carmen, Rafael, Leonardo dhe Romeo.