Këngëtari i njohur shqiptar i hitit "Verë e dashni", që bëri namin këtë verë, Korab Shaqiri ka marrë ka përfunduar me sukses doktoraturën, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Korabi me një video të postuar në Instagram ku shkruan:
"Të dashur miq!
Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”. Falënderoj përzemërsisht mentorin tim akademikun Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat tepër të vyera gjatë viteve studimore!".
View this post on Instagram






