Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 10:10

Uau: Këngëtari i njohur shqiptar merr doktoraturën

Këngëtari i njohur shqiptar i hitit "Verë e dashni", që bëri namin këtë verë, Korab Shaqiri ka marrë ka përfunduar me sukses doktoraturën, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Korabi me një video të postuar në Instagram ku shkruan:

"Të dashur miq!
Dje me datë 18 shtator 2019 në Universitetin “Shën Kirili & Metodi” në Shkup, e mbrojta me sukses disertacionin e doktoratës, duke fituar gradën shkencore “Doktor i kompozicionit” me dy tema: “I miri i motrës”, kantatë për mezosopran, kor dhe orkestër A3; si dhe “Ndikimi i muzikës tradicionale në opusin e kompozitorit bashkëkohor kosovar Valton Beqiri”. Falënderoj përzemërsisht mentorin tim akademikun Stojan Stojkov, për mësimet dhe këshillat tepër të vyera gjatë viteve studimore!".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr.sc. Korab Shaqiri D.M.A. (@korabshaqiri) on