Nga Shqipëria / E Enjte 19 Shtator 2019, 09:09

Fotini dhe Danieli nuk janë më bashkë, cila është arsyeja që ndau çiftin e BB9

Prej kohësh nuk kishim dëgjuar për çiftin fitues të "Big Brother 9", që fituan dashurinë e publikut me historinë e tyre. Dikur ata postonin shpesh foto pranë njëri-tjetrit në faqen e përbashkët që kishin në Instagram me emrin "La Fo Da".

Kjo faqe ka qenë e mbyllur prej disa muajsh dhe Fotini së fundmi ka arritur ta marrë sërish. Mirëpo menjëherë janë vënë re ndryshimet që ka bërë ish-banorja.

Fotinia e ka hequr emrin e Danielit duke vendosur vetëm emrin e saj dhe ka fshirë çdo foto që ata kishin bashkë.

Tanimë në faqen e tyre në Instagram janë vetëm fotot e Fotinisë nga udhëtimet apo foto me familjarët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 𝐹ð??ð?¡ð??ð??ð?? 𝐷ð??ð??ð?¥â??ð?? (@the_f_touch_) on

Nuk dihet ende arsyeja që çoi në ndarje një nga çiftet më të preferuar të publikut, por na mbetet të presim derisa Fotini ose Danieli të flasin vetë.