Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushit Raiden në Shtator të vitit të kaluar. Që nga ai moment moderatorja u fokusua shumë te vogëlushi dhe herë-herë ndan foto me të në rrjetet sociale, ku ka fituar që tani fansat e tij.

Ditën e djeshme Raiden ka festuar 1 vjetorin por vetëm ditën e sotme Jona ka vendosur të postojë foto nga festa në profilin e saj të Instagramit. Nga fotot e postuara kuptohet që për ditëlindjen e vogëlushit kanë organizuar një festë shumë të bukur, plot me tollumbace të ngjyrave të ndryshme dhe si sfond kanë krijuar ambientin e një cirku.

Krahas fotove të të birit Jona ka bërë dhe një dedikim të bukur për të, ku shpalos me pak rrjeshta gjithë dashurinë që ndjen: “Dje shfaqjen na e kishte rezervuar Raiden, emocionet i përjetuam të gjitha ne...
E kap veten shpesh duke falenderuar zotin që më ka përkedhelur mjaft, që vetëm në 1 vit më ka dhënë mundësinë të jetoj qindra lloje ndjesish së bashku, gjë më të bukur nuk paska... Ps: Jam mama, më lini të jem patetike.”- ka shkruar moderatorja.












