Këngëtarja shqiptare Evi Reçi për një kohë ka jetuar në Greqi e më pas në Itali, ku dhe është përshtatur më së miri. Përveç muzikës, Evin e kemi parë të përfshirë dhe në fusha tjera si gazetare pas eksperiencës në Itali dhe si moderatore në programin e pasdites në Vizion Plus.

Ditën e sotme, Evi ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka treguar se atë do e shohim së shpejti dhe në rolin e aktores. Evit i është propozuar një film nga një produksion kinematografik italian.

“Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion Italian. Nuk është I pari, do të vijojë dhe një I dytë. Personazhi që do luaj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur".-ka treguar këngëtarja gjatë emisionit.








