Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Shtator 2019, 14:02

Uau: U nda nga Stresi, por Keisi bën veprimin e papritur për prindërit e reperit

Ndonëse lidhjes me Stresin i ka dhënë fund dhe rrugët e tyre janë ndarë, Keisi duket se vazhdon të ketë respekt e dashuri për prindërit e reperit. Ata festojnë përvjetorin e martesës dhe Keisi i ka uruar sot me fjalë zemre.

"Me çiftin perfekt. Pas 43 vitesh martesë akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj", shkruan Keisi krah fotos të realizuar gjatë një darke para daljes së Stresit nga qelia.

Edhe Stresi i ka uruar prindërit me një foto të tyre duke shkruar: "Sot 43 vite bashkë wow, faleminderit krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër, të jam mirënjohës deri ditën e fundit!"