Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Shtator 2019, 13:01

Evi Reçi: Të gjithë në Greqi habiteshin me punën që bënte mami im

Evi Reçi ka lindur në Durrës, por për një kohë ka jetuar në Greqi e më pas në Itali. Fillimet në një shtet tjetër për çdo shqiptar kanë qenë të vështira, por familja e Evit janë përshtatur. 

Asokohe në Greqi mamaja e Evit punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke. E ftuar në "Rreze dielli", mëngjesin e sotëm Evi tregoi se për këtë gjë njerëzit habiteshin sepse ishte e pazakontë pë  emigrantët e asaj kohe.

"Greqia ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshe imazhi i shqiptarëve në atë kohë", u shpreh Evi.