Nga Shqipëria / E Mërkurë 18 Shtator 2019, 09:09

Sokol Balla i zuri vendin, ç'do ndodhë me Rudina Xhungën këtë sezon

Pas një viti e gjysmë në Vizion Plus pak ditë më parë Sokol Balla lëvizi sërish në një televizion tjetër dhe tani është bërë pjesë e News 24, me emisionin e tij "Real Story".

Mirëpo një lëvizje e tillë e ka bërë të paqartë të ardhmen e Rudina Xhungës, një nga moderatoret më me përvojë në fushën e emisioneve politike. 

Orarin e emisionit të Rudinës "Dritare" e ka zënë Balla dhe e pyetur nga "Prive.al", gazetarja e mirënjohur u shpreh se nuk ka vendosur ende përfundimisht.

"Nuk e kam vendosur ende", është shprehur Xhunga duke treguar se do e bëjë publik vendimin e saj së shpejti.