Nga Shqipëria / E Martë 17 Shtator 2019, 19:07

‘Nisi si me shaka’, Fjorentina e BB flet për historinë e re të dashurisë

Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi kanë qenë një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9. Mirëpo pas mbarimit të aventurës së tyre në Big Brother, ata i dhanë fund lidhjes. Së fundmi, Fiorentina ka rrëfyer për ‘Tirana News’ se është në një lidhje të re. “Jam e dashuruar pas kaq kohësh”,- është shprehur ajo.

Fjorentina ka treguar se lidhja me partnerin e saj të ri ka nisur si me shaka dhe më pas është kthyer në një lidhje të vërtetë dhe serioze: “Të  them se s’jam do gënjeja. Po jam. Ka nisur si me shaka talleshim me njëri-tjetrin dhe përfundoi në një lidhje që smund të rrinim dot pa folur, me mu bë pjesë e jetëes, ashtu si dhe unë tek ai.”

Më pas ajo ka rrëfyer se i dashuri i saj jeton jashtë Shqipërisë dhe ndonëse bëhet shumë xheloze, mundohet të mos e japë veten: “Shumë xheloze jam,  tej mase shumë.  Është dhe largesia pak që e krijon këë gjë,  por mundohem te menaxhoj dhe kontrrolloj veten sepse ndryshe nuk shkon gjatë.  Po u bëra unë xheloze i bie të bëhet dhe ai, e keshtu rri urtë unë që mos të hapi gojë dhe ai”.