Modelja e njohur Emina Cunmulaj para pak ditësh festoi 35 vjetorin. Fillimisht ajo zgjodhi ta kalonte ditën me familjen e saj dhe më pas festoi një në një club ku secila nga balerinat e pranishme mbante në fytyrë foton e saj. Emina kishte zgjedhur që atë mbrëmje të vishte një fustan të zi të ngushtë, i cili i tregonte format perfekte trupore.

Së fundmi modelja ka ndarë në proflin e saj të Instagramit një foto nga mbrëmja ku shfaqet më e lumtur se kurrë pranë të shoqit, Sam Nazarian. Sam është kujdesur që Emina të kalonte një 35 vjetor të paharrueshëm dhe pikërisht për këtë arsye ajo ka vendosur ta falenderojë publiksht. “Zemra ime. Të dua nga hëna deri në kthim. Faleminderit që gjithmonë më bën të ndihem speciale”, ka shkruar Emina krahas fotos me të shoqin.

Kujtojmë se Emina dhe Sam janë martuar para katër vitesh dhe janë prindër të dy vajzave.








