Gazetari i njohur Klinton Zeqiraj shpeshherë na ka bërë të qeshim me thumbimet që i bën VIP-ave apo batutat, por sot ai ka treguar një tjetër anë të tij. I ftuar në "Tring Stars", Klintoni ka rrëfyer se ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor siç janë ankthi dhe paniku.

“Para një viti kam kaluar periudhën më të vështirë te jetës time. Vuaja nga ankthi dhe paniku dhe kur e kujtoj ka qenë një tmerr i vërtetë, edhe pse mund të dukem nga jashtë që 'ky është gjatë gjithë kohës 24 orë fresk'. As vetë nuk e di se si më kapi, por e kam vuajtur prej muajsh, por shyqyr Zotit ka kaluar", u shpreh Klintoni.

"Ata njerëz që e kanë përjetuar këtë gjë e dinë shumë mirë se çfarë është! Dua vetem t’ju them miq që asgjë nuk ka rëndësi se sa shendeti mendor dhe të ndihesh mirë shpirtërisht, ndaj kujdesuni për veten tuaj! Mbusheni ditën me pozitivitet dhe energji dhe fundja bëni atë që doni dhe që ndiheni më mirë", ka shkruar Klintoni krah videos së postuar në Instagram teksa komentuesit e kanë përgëzuar për guximin që ka për të folur hapur mbi këtë çështje.
View this post on Instagram





