Aktorë shumë të njohur turk po rikthehen në ekranin shqiptar me një serial të ri. Në këtë serial luajnë Nur Fettahoglu e njohur si "Sulltanesha Mahidevran", Afra Saraçoglu e njohur si Exhe nga seriali "Zonja Fazilet dhe të bijat", Furkan Andiç i njohur nga seriali "Merjem" e shumë të tjerë.

"Motrat" mban titullin seriali që fillon së shpejti në Vizion plus e që flet për jetën e dy nënave, ëndrrat dhe jetët e të cilave ishin të ndryshme nga njëra-tjetra.

Seriali transmetohet aktualisht edhe në Turqi dhe është ndër më të ndjekurit.








