Nga Shqipëria / E Martë 17 Shtator 2019, 14:02

'Isha 146 kg', Olti Curri tregon pse mori vendimin të dobësohej

Me siguri e keni vënë re që këtë verë opinionisti dhe blogeri i njohur, Olti Curri është shfaqur në super formë. Olti ra shumë në peshë dhe kjo falë zvogëlimit të stomakut, operacion nga i cili individi redukton sasinë e ushqimit që konsumon.

Në një intervistë për "ABC News", Olti tregoi se e mori vendimin për t'u dobësuar pasi ndjente shqetësime shëndetësore.

"Arrita në 146 kilogramë dhe isha në rregull deri në momentin kur filluan problemet me gjunjët dhe analizat e gjakut dhanë sinjalet e para. Kolesteroli dhe diabeti u shfaqën dhe në fillim nuk e besoja dhe nuk i jepja rëndësi. Por kur fillova mjekimet u ndjeja keq. Asgjë nuk ishte si më parë. Unë isha i sëmurë", ka thënë Olti.

Deri tani blogeri ka humbur 26 kilogram, ka filluar ecjen dhe po mban një regjim ushqimor duke larguar mishin, makaronat, proshutën dhe ka shtuar salmon dhe supëra.