Bebe Rexha tërhoqi të gjithë vëmendjen ditën e djeshme me një video ku shfaqej duke bërë twerk në avion teksa pilotët ishin spektaktorë të saj.

Mes komenteve të shumta, Bebes i ka rënë në sy komenti i një ndjekëseje shqiptare dhe i është përgjigjur.

"Je sforcuar per te mbajt famen me byth", i shkruan ndjekësja.

"Shko laj gomarin", i është kthyer Bebe, koment i cili shkaktoi replika të shumta edhe për faktin që këngëtarja iu përgjigj shqip.







