Greta Koçit i pëlqen shumë të komunikojë me fansat dhe shpeshherë i lejon t'i bëjnë pyetje të cilave u përgjigjet publikisht, duke zbuluar edhe detaje nga jeta e saj.

Së fundmi një fanse e ka pyetur Gretën si ka qenë veshur në mbrëmjen e maturës dhe këngëtarja ka treguar se ndryshe nga të tjerët, atë ditë ajo duhet të mbante dy koncerte.

"Që ta dini ju unë nuk kam shkuar fare në mbrëmjen e maturës. Kisha koncerte dhe madje 2 atë ditë, dhe nuk arrita dot të shkoja", u përgjigj Greta.







