Nga Shqipëria / E Martë 17 Shtator 2019, 11:11

Largimi i Delinda Dishës nga 'Portokallia', flet Salsano Rrapi: Iku fshehurazi

Pak ditë më parë u bë e ditur se një prej aktoreve më të spikatura në "Portokalli", me rolet si "Drejtoresha e Doganave" apo "Çifti i lumtur", Delinda Disha ka vendosur të largohet pas 4-vitesh.

I ftuar sot në "Rreze dielli", moderatori i "Portokallisë" Salsano Rrapi u shpreh se Delinda u largua nga spektakli 'fshehurazi'.

"Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e "Portokallisë", vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem", tha Salsano.

Burimi: shqiptarja.com