Dajana Shabani ka qenë shumë e komentuar së fundmi edhe për karrierën e emisionin që do sjellë së shpejti në ekran, edhe për jetën private e lidhjen me boksierin Kamer Maloku.

Mëngjesi për çiftin ka nisur me një pamje perfekte e këtë e ka treguar Dajana me anë të videove të postuara në Instastory ku tregon tavolinën e shtruar dhe pamjen me të cilën është zgjuar.

"Mëngjes perfekt, vend perfekt, pamje perfekte", shkruan Dajana krah videos dhe mesa duket çifti ndodhen në Berat.

Që moderatorja ndodhet në shoqërinë e Kamerit kuptohet nga dy ikonat që ajo ka vendosur, që përkojnë me shenjën e Virgjëreshës në horoskop e këtë shenjë e ka edhe Dajana, edhe Kameri.




