Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore Bebe Rexha kohët e fundit ka qenë shumë e komentuar në media. Kjo për shkak të gjesteve prej ‘unë nuk dua t’ia di se ç’mendojnë njerëzit’ që këngëtarja ka bërë së fundmi. Bebe njihet si një person i lirë, që nuk e vret shumë mendjen për kritikët dhe gjithmonë tenton të shfaqet sa më tërheqëse.

Mbrëmjen e sotme Bebe ka bërë një tjetër veprim që po merr shumë vëmendje. Ajo ka postuar një video në profilin e saj të Instagramit e cila po bën namin me komente dhe po çmend rrjetin.

Në videon në fjalë, këngëtarja po bën twerk në avionin e saj privat. Spektatorë të kësaj performance janë pilotët e avionit të cilët po e vështrojnë teksa ajo kërcen.











