Nga Shqipëria / E Hënë 16 Shtator 2019, 20:08

Në festën e 35 vjetorit, Emina Cunmulaj na la gojëhapur me pamjen

Para katër ditësh, modelja e njohur Emina Cunmulaj mbushi 35-vjeç. Atë ditë modelja zgjodhi të festonte me familjen. Në një foto të postuar shihej së bashku me dy vajzat dhe bashkëshortin të shtrirë në krevat teksa konsumonin një ëmbëlsirë. “Duke festuar 35 vjetorin. Nuk do zgjidhja mënyrë tjetër për ta festuar. Faleminderi zot për gjithçka që më ke bekuar, por mbi të gjitha faleminderit për familjen time të shëndetshme dhe të bukur.”- shkruante ajo në mbishkrimin e fotos.

Të gjithë menduam se festa mbaroi aty, por mesa duket jo. Mbrëmë Emina realizuar festën e vërtetë të ditëlindjes. Ajo ka festuar në një club nate ku të gjitha balerinat mbanin në fytyrë foton e saj.

Modelja ka publikuar një foto në proflin e saj të Instagramit, ku shfaqet me look-un e mbrëmjes. Emina ka veshur një fustan të zi të ngushtë dhe në sy bien format perfekte trupore edhe pas dy lindjeve. Fotoja është realizuar në shtëpi, e cila është e mbushur me tollumbace plot ngjyra, të cilat me siguri ia ka dhuruar bashkëshorti.