Nga Shqipëria / E Hënë 16 Shtator 2019, 18:06

Zgjodhi 3 vajza për të prezantuar me të, Dojna Mema tregon arsyen

Pak kohë më parë  u bë e ditur se pas largimit të Kelvi Kadillit, emisioni ‘Pop Culture’ do të vazhdojë të prezantohet nga Dojna Mema. Moderatorja njoftoi se ajo do të jetë e shoqëruar nga tre prezantuese të reja, Kilda Hysenbegasi, Anxhela Baxhijka dhe Kejli Doda.

Dojna ka realizuar së fundmi një bashkëbisedim më ndjekësit e saj në Instastory. Ato e kanë pyetur më së shumti rreth emisionit dhe një ndër pyetjet e drejtuara është se përse ajo ka zgjedhur tre femra për të prezantuar emisionin. “Sepse doja të hidhja poshtë klishenë djalë-vajzë/ grua-burrë në prezantim, sepse doja të jepja mesazhin që vajzat bashkë nuk konkurrojnë njëra-tjetrën, por i bashkojnë forcat dhe i japin gjithçkaje që bëjnë tjetër shije.”- është përgjigjur Dojna.

Ajo po ashtu ka treguar se gjatë gjithë verës është marrë me përzgjedhjen e tre vajzave, që të ishin krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Më në fund i ka gjetur ato, Kildën, Anxhelën dhe Kejlin.