Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është një ndër personazhet më të komentuar në media. Ajo ka arritur një sukses të paparë, i cili është gjithmonë e në rritje.

Dua është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj foto dhe video nga më të ndryshmet, nga përditshmëria, projektet muzikore, koncertet dhe jeta private. Këngëtarja është shumë e pëlqyer nga publiku dhe ka një numër të madh fansash.

Në foton e fundit të postuar në profilin e saj të Instagramit, Dua shfaqet shumë tërheqëse. Ajo ka pozuar para një pasqyre në tualet, vetëm me mbathje. Fotoja në fjalë ka marrë pëlqime dhe një numër të madh komentesh. Opinionistit dhe blogerit Olti Curri, nuk i ka humbur kjo foto. Për më tepër ai ka lënë dhe një koment që ka shkaktuar shumë të qeshura. “Po i bën reklamë vathëve’-ka shkruar Olti dhe e forta është se vathët janë aksesori që duket më pak në foto. Epo me nënkuptim e ka thënë dhe ai!









