Nga Shqipëria / E Hënë 16 Shtator 2019, 14:02

Prekëse: I tregojnë videon e babait, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot (Video)

Në dokumentarin e moderatorit Piers Morgan, Cristiano Ronaldos iu tregua një video e babait të tij Dinis, video të cilën futbollisti nuk e kishte parë kurrë më parë.

Në intervistë, babai i Ronaldos shprehej krenar për djalin dhe në këtë moment Ronaldo shpërtheu në lot. 

"Nuk e kisha parë kurrë këtë video. Është e pabesueshme. Mendoja se kjo intervistë do ishte për të qeshur, nuk e prisja të qaja. Nuk e kam parë këtë video. Nuk e di ku e ke marr. Do ja tregoj familjes sime", u shpreh Ronaldo.

"Nuk e kam njohur kurrë 100 përqind babain tim. Nuk kam bërë kurrë një bisedë normale me të sepse ishte i pirë", tha Ronaldo.