Ndarja e këngëtares së njohur, Adele nga bashkëshorti i saj Simon Konekci ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave prej disa muajsh. Së fundmi Adele ka bërë një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos për shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti.

Mediat e huaja shkruajnë se Adele po përpiqet të sigurojë një marrëveshje kujdestarie për djalin e tyre, Angelon.

Sipas gazetës britanike "Mirror", Adele po e kalon lehtë ndarjen dhe po nis një jetë të re.

Kjo vihet re edhe nga ndryshimi që Adele bëri së fundmi duke u shfaqur në super formë me pamjen e re.





