Nga Shqipëria / E Hënë 16 Shtator 2019, 10:10

U rrezua keq në dasmën e Jonidës duke kërcyer, reagon Florian Agalliu

Një nga momentet më të bukura të dasmës së Jonidës dhe Besnikut ishte kur nusja, dhëndri dhe të ftuarit u mblodhën rreth pistës dhe kërcyen me rradhë. 

Kur erdhi rradha e Florian Agalliu, ai bëri një lëvizje të paparë duke u rrotulluar në ajër mirëpo kjo lëvizje i shkoi huq dhe ra.

Pasi mediat shkruajtën për të gjatë gjithë ditës së djeshme, Floriani ka reaguar dhe ka treguar se ka këputur tendinen.

"Jam mirë, vetëm tendinen kam keputur", shkruan moderatori.