Nisi sot sezoni i ri i programit "E diela shqiptare", që po pritej me padurim nga publiku dhe një pjesë iu kushtua diskutimit me anëtarët e jurisë së "Këngës Magjike" për ndryshimet dhe risitë që do sjellë festivali.

Arditi zbuloi se këtë vit këngëtarët e huaj do të këndojnë projektet e tyre në gjuhën amtare, anglisht, italisht, greqisht, çfarëdo gjuhe qoftë.

"Më gëzon shumë pjesëmarrja e artistëve ndërkombëtarë. Dëshiroj që një ditë të jetë edhe krejt festivali ndërkombëtar", u shpreh Armend Rexhepagiqi.

Jurisa këtë vit përbëhet nga Armend Rexhepagiq, Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Enkel Demi dhe çifti DJ Miss Rose dhe DJ Stone.






