Nga Shqipëria / E Diel 15 Shtator 2019, 18:06

Jonida apo Besniku? Cili pagoi më shumë për dasmën

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare mbrëmjen e djeshme. Dasma ishte organizuar në detaje me një super ide të re nga "Ami Event". Me shumë të ftuar VIP, me kërcime, lojëra, dasma e Jonidës dhe Besnikut mund të quhet padyshim më e bukura e vitit.

Gjatë dasmës Jonida dhe Besniku luajtën lojën me këpucë, lojë në të cilën ata duhet t'i përgjigjeshin pyetjeve që i bënte Ermali duke ngritur këpucën e vetë ose të partnerit.

"Cili pagoi më shumë për dasmën?", e pyeti Ermali çiftin. Jonida ngriti këpucën e Besnikut duke treguar që ai ka paguar më shumë ndërsa Besniku ngriti këpucën e Jonidës. Ndiqni këtë moment në videon e mëposhtme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on