Nga Shqipëria / E Diel 15 Shtator 2019, 17:05

Arrin 1.6 milionë fansa, Luana feston në mënyrën që po i çmend të gjithë

Për moderatoren dhe këngëtaren e njohur Luana Vjollca kjo verë ka qenë një sukses i vërtetë. Ajo ka qenë shumë e angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte. Po ashtu Luana ka shijuar dhe ditë pushimi për të festuar suksesin e arrirë. Moderatorja ka bërë që dhe mediat e huaja të shkruajnë për të.

Luana është shumë aktive në rrjete sociale dhe vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj foto nga më të ndryshmet që marrin plot pëlqime e komente. Ditën e sotme, ajo feston një arritje tjetër. Numri i saj i ndjekësve në Instagram ka shkuar 1,6 milionë.

Në kuadër të këtij rasti, moderatorja ka ndarë më fansat e saj një foto me të cilën i ka ‘çmendur’ fare. Luana ndodhet pranë një pishine, e veshur me rrobabanje që i tregojnë linjat perfekte, me flokë të pushpuritur dhe pa kurrëfarë make upi.