Nga Shqipëria / E Diel 15 Shtator 2019, 16:04

Ja kush e ftuar VIP e kapi buqetën me lule në dasmën e Jonidës dhe Besnikut

Mbrëmë u mbajt në Golem dasma e bukur e vitit, ajo e Jonida Vokshit me Besnik Krapin. Çifti u kurorëzuan në martesë me një dasmë madhështore të organizuar në detaje nga "Ami Event".

Pas celebrimit, nisi festa e paparë dhe të ftuarit u kënaqën pa masë me muzikë e kërcime.

Ashtu siç e do tradita, Jonida hodhi edhe buqetën e luleve dhe personi që e kapi atë ishte aktorja Olta Daku. 

Jonida dhe Olta janë mikesha prej vitesh dhe kanë luajtur bashkë edhe në filma e seriale.