Nga Shqipëria / E Diel 15 Shtator 2019, 15:03

E bija lyhet si e rritur, Kayne i bën namin Kim Kardashianit

Ylli i reality showt të njohur ‘Keeping up with the Kardashians’, Kim Kardashian dhe këngëtari i famshëm Kanye West janë prindër të katër fëmijëvë. Ato postojnë vazhdimisht foto të tyre në rrjete sociale.

Vajza e parë e tyre quhet North dhe ndonëse është vetëm 6-vjeç, e kemi parë shpesh herë të përdorë produktet e bukurisë së Kimit, pas të cilave është e apasionuar. Po ashtu ajo e ndjek shumë dhe modën dhe bën kombinime tepër origjinale në veshje por për të rritur. Vetëm para disa ditësh ajo kishte vendosur një palë vathë shumë të mëdhenj që dukeshin fare qartë që nuk ishin për moshën e saj. Kim u kritikua nga ndjekësit që e kishte lënë të bijën t’i vendoste.

Së fundmi, gjatë një interviste për “E!News”, ylli i reality showt ka treguar se Kanye nuk është aspak gati që ta shikojë vajzën e tij, Northin, duke përdorur produkte kozmetike dhe ia ka ndaluar rreptësisht. “Ajo vdes për make up, por babai i saj nuk do ta lejojë më të lyhet. Ai ka ndryshuar gjithë rregullat. Unë do ta lija të lyhej. Për Krishtlindje ajo vuri pak buzëkuq dhe do ta lija ta bënte sërish.  Nëse do të vishte një fustan të zi, do ta lija të lyhej me një buzëkuq. Por tani për tani, ta harrojmë make up-in!”- është shprehur Kim.