Arjola Demiri eshtë një ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është protagoniste në filmin ‘I love Tropoja’ nga Ermal Mamaqi, të cilin publiku mezi po e pret dhe që pritet të bëjë namin në kinematë shqiptare.

Arjola është mjaft aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme të cilat marrin dhe vëmendjen e merituar. Aktorja kujdeset shumë për pamjen e saj dhe gjithmonë e kemi parë me dukje perfekte.

Ditën e sotme, Arjola ka vendosur të nisë mëngjesin duke ndarë një fotografi të rrallë në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet krejtësisht pa make up. Në sy bie bukuria e saj natyrale, të cilën ndjekësit nuk kanë hezituar ta komplimentojnë.








