Nga Shqipëria / E Diel 15 Shtator 2019, 09:09

Momenti kulminant: Me Jonidën që kërcen rrotull tij, Besniku djeg shaminë e beqarit (Video)

Çifti shumë i dashur për publikun, Jonida dhe Besniku ditën e djeshme kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Dasma u organizua nga ‘Ami Event’ dhe gjithçka të krijonte përshtypjen e një përralle. Ishte këngëtarja Elvana Gjata ajo e cila kurorëzoi dashurinë mes tyre.

Në dasmë ishin të ftuar shumë miq dhe kolegë të cilët u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje kaq të rëndësishme në jetën e Jonidës dhe Besnikut. Çifti shkëlqeu me dukjen e tyre, Jonida fillimisht me një fustan të ngushtë që i nxirrte në pah linjat trupore dhe më pas me një fustan si princeshë, ndërsa Besniku dukej shumë simpatik me një kostum blu.

Gjatë dasmës, të gjithë janë dëfryer me kërcime të papara por një ndër momentet kulminante ka qenë djegia e shamisë së beqarit. Besniku është ulur në karrige dhe Jonida kërcen rrotull tij me shami në duar dhe më pas momenti më i bukur është kur Besniku e djeg shaminë duke treguar se tani është bashkëshort dhe jo më beqar. Si rrjedhojë dhe përgjegjësitë janë shumë më të mëdha. Në sfond dëgjohen të ftuarit që brohorasin duke thënë “Jepi Besi jepi”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Djegia e shamisë së beqaritð?? @jonidavokshiofficial @besnikkrapi

A post shared by Xing.al (@xing.al) on