Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Shtator 2019, 20:08

Elvana Gjata celebron në martesë Jonidën dhe Besnikun (Video)

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë kurorëzuar sot në martesë me një ceremoni madhështore me shumë të ftuar, buzë detit dhe me një ambient mahnitës të organizuar nga "Ami Event".

E veçanta e kësaj ceremonie ishte celebrimi i çiftit nga Elvana Gjata, mikesha më e ngushtë e Jonidës.

Elvana ishte veshur me një fustan lejla dhe dukej shumë elegante teksa lexoi betimet për çiftin dhe i kurorëzoi në martesë.

Jonida eci në altar e shoqëruar nga i ati. Aktorja dukej e mahnitshme me fustanin e bardhë që i tregonte më së miri linjat perfekte. Më poshtë ju sjellim pamjet nga ceremonia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on