Ish-deputetja Grida Duma ishte e ftuar sot në puntatën e parë të sezonit të ri të "Pop Culture". Në intervistën me Dojna Memën, Grida u shfaq si rrallëherë e shohim, jo me kostum, por me xhinse e bluzë.

Teksa flisnin për markat e shtrenjta dhe stilin e të veshurit, Dojna e pyeti Gridën se cila është gruaja më me stil në Partinë Sociale sipas mendimit të saj.

Grida nuk ngurroi të thoshte një emër dhe zgjodhi Mimi Kodhelin. "Më e këndshme për mua, ose në zgjedhje të mira besoj se është Mimi Kodheli", u shpreh Grida.

Grida tha gjithashtu se nuk është fare e fiksuar me markat e shtrenjta.







