Një nga çiftet më të komentuar në media që prej ditës kur lidhja e tyre u bë publike, Jonida dhe Besniku kurorëzojnë sot dashurinë e tyre në martesë. Çifti do mbajnë një dasmë madhështore për të cilën është kujdesur në detaje "Ami Event".

Dasma do të mbahet në një resort në Golem dhe faqja e "Ami Event" në Instagram ka publikuar disa pamje para nisjes së dasmës.

Ambienti duket mahnitës, mbizotëron ngjyra e bardhë dhe duket sikur je brenda një përralle.

Fillimisht do të mbahet ceremonia e kurorëzimit, më pas kokteji dhe më pas në mbrëmje do të nisë dasma.

Për dasmën e Jonidës dhe Besnikut është menduar çdo detaj pasi edhe ftesat ishin një mrekulli më vete, me guaska e perla.







