Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë kthyer në ndër çiftet më të komentuar të Showbizit, të cilët e shprehin vazhdimisht dashurinë e tyre publikisht. Ndonëse janë bashkë vetëm prej pak kohësh, dyshja ka ndërmarrë dhe një hap të madh siç është bashkëjetesa prandaj dhe pjesën më të madhe të kohës shihen të shoqëruar.

Dua dhe Anwar e kanë bërë lidhjen serioze duke e prezantuar njëri-tjetrin me familjet e tyre. Ditën e djeshme Dua ka qenë në një shëtitje me kuaj me familjen e të dashurit, me motrat dhe nënën e tij.

Nena e Anwarit ka publikuar në Instastoryn e saj një foto ku shihen të gjithë së bashku duke shëtitur me kuaj. “Koha për familjen” ka shkruar ajo, duke treguar se dhe Dua është pjesë e familjes tani. Më pas foton e njëjtë e ka shpërndarë dhe këngëtarja.









