Reperja e njohur Tayna së fundmi ndodhet në Amerikë. Përveç se po shijon disa ditë pushimi, menaxheri i saj është shprehur po ashtu po merret me një projekt të ri muzikor.

Gjatë qëndrimit në Amerikë, Tayna ka ndarë me ndjekësit e saj dhe foto të reja të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta. Reperen po e shoqëron modelja Vildane Zeneli.

Së fundmi Tayna ka shpërndarë në Instastory një bisedë mes saj dhe modeles, ku të dyja po flisnin për ushqimet. Vildane është shprehur se Tayna do vetëm ushqimin shqiptar, ndërsa reperja ia ka mbështetur mendimin duke shkruajtur: ‘Më jep fli dhe do të dua përgjithmonë.’ Ushqimi tradicional, flija, është rruga që duhet ndjekur për t’i fituar zemrën Taynës.









