Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Shtator 2019, 11:11

Çifti i njohur i showbizit bëjnë shëtitjen e parë me foshnjën e porsalindur

Aktorja e njohur angleze, Keira Knightley dhe  ish-muzikanti i Klaxons James Righton, janë martuar në Francë në maj 2013 dhe në vitin 2015 erdhi në jetë vajza e tyre e parë, të cilën e quajtën Edie. Vetëm para pak kohësh u bënë prindër për herë të dytë.

Aktorja  34 vjeçe dhe i shoqi 35 vjeçar, të premten janë fotografuar teksa kanë nxjerrë për herë të parë për shëtitje beben e tyre. Dyshja ishin veshur të dy me ngjyra të errëta dhe kishin vënë syze.

Keira e pati konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë në festën e Chanel J12 ku dhe tregoi barkun e rrumbullakosur.