Prej kohësh po qarkullojnë lajme për ndarjen e çiftit të reperëve, Mozzik dhe Loredana. Dyshja ka qenë shumë e komentuar së fundmi pikërisht për këtë arsye. Veprimet e tyre i shtuan shumë dyshimet pasi Mozzik mungoi në ditëlindjen e Loredanës dhe madje as nuk e uroi publikisht.

Burime pranë tyre thanë se shkaku i krizës në çift ishin mospajtimet dhe debatet që Mozzik e Loredana kanë pasur për të ardhmen. Dyshja madje kishte kohë që nuk fotografohej së bashku.

Mbrëmjen e djeshme reperja Loredana promovoi albumin e saj të parë në Berlin. Pjesë e kësaj mbrëmjeje ka qenë dhe reperi Mozzik, i cili ka kënduar së bashku me Loredanën. Një veprim i bërë në mes të skenës iu ka dhënë fund lajmeve për ndarje: gjatë performancës kanë shkëmbyer një përqafim të ngrohtë dhe fansat e kanë pritur me shumë brohorima. Na kanë bërë lëmsh për një kohë të gjatë me sjelljet e tyre, i dinim të ndarë por ky përqafim i tha të gjitha.
View this post on Instagram







