Nga Shqipëria / E Shtunë 14 Shtator 2019, 09:09

Reperi shqiptar tregon portretin e vajzës së porsalindur

Pak ditë më parë reperi shqiptar i quajtur Alban Vokshi, u bë baba për herë të dytë me një vajzë. Lajmin e bukur ai e tregoi përmes një shkrimi në rrjete sociale ku falenderonte Zotin për ardhjen në jetë të foshnjës. “Faleminderit Zotit qe me beri babë per here te dyte..
Na bekoi zoti edhe me nje vajze bukuroshe , jetofsh gjate dhe me shendet engjulli jone”, shkruante ai.

Së fundmi reperi, i njohur si Fajt, ka publikuar në profilin e tij të Instagramit foton e parë të vajzës të porsalindur. Ai ka bërë një foto pranë saj duke e mbajtur në krahë.

Me këtë rast, Albani ka zbuluar dhe emrin e foshnjës. Ato kanë vendosur ta quajne Alea. Kujtojmë se me vajzën e tyre të parë, Albani dhe e shoqja postojnë shpesh fotografi ku i shprehin dashurinë.