Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 22:10

Do bëhet nami: Ardit Gjebrea zbulon surprizën e 'Të Dielës Shqiptare'

Këtë të diel do të nisë në TV Klan sezoni i ri i programit "E diela shqiptare", me rubrika të reja e me plot argëtim. Vetëm dy ditë para fillimit të programit, Arditi ka zbuluar sot një surprizë.

Moderatori ka bërë të ditur se të dielën do bëhet nami sepse Aurela Gaçe do performojë tek "E diela shqiptare".

Aurela me energjinë e saj do e nisë mbarë sezonin e ri të programit që po pritet me padurim nga publiku.

Kujtojmë që së bashku me "Të Dielën Shqiptare", nis edhe prezantimi i këngëve që do marrin pjesë në "Kënga Magjike".