Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fjodora Fjora me fillimin e sezonit të ri televiziv i është rikthyer punës dhe orët e gjata në punë kanë bërë që djali t'ja ndjejë shumë mungesën në shtëpi.

Vogëlushi ka ndërtuar me lego një ndërtesë dhe i ka thënë të ëmës se kur të rritet do i ndërtojë një të vërtet që ajo të rri në shtëpi dhe të mos punojë më.

"Ai bëri një ndërtesë të tërë për mua… Më tha që kur të rritet do të ndërtojë një të vërtetë ku unë thjesht mund të qëndroj dhe të mos më duhet të punoj më… Besoj se donte të thonte që të qëndroj pak më shumë me të në shtëpi", shkruan Fjodora krah fotos ku shihet dhurata e djalit.






