Festivali "Kënga Magjike" ka nisur përgatitjet për edicionin e tij të 21-të. Ardit Gjebrea ka njoftuar se këtë vit do të ketë ndryshime si në mënyrën e votimit, ashtu edhe në juri. Gjebrea njoftoi se këtë vit do të votojë edhe publiku.

Këngëtarët e rinj të kategorisë "New Artist" do të vlerësohen si fillim nga një juri e cila do të përbëhet nga tre anëtarë.

Armend Rexhepagiqi, Arben Skënderaj dhe Jonida Maliqi janë anëtarët e jurisë së "New Artist".

Deri tani është konfirmuar se në "Kënga Magjike" do marrin pjesë: Anxhela Peristeri, Linda Halimi, Krusita, Fifi, Orgesa Zaimi, Ardit Çuni, Anjeza Branka, dhe Erik Lloshi.




