Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 19:07

'Ishte lindje parakohshme', Spikerja e TV Klan rrëfen emocionet e të bërit nënë

Spikerja e lajmeve, Anjola Hamzaj të cilën e shohim çdo ditë në edicionin e lajmeve të orës 15:30 në Tv Klan, ishte e ftuar pasditen e sotme tek "Rudina". Anjola prej 7 muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë dy binjakë, Luis dhe Emma. 

“Ishte surprizë faktin që erdhi lindja para kohe. Nuk e prisja, ishte muaji i shtatë, pata një shqetësim të vogël dhe doktori më la të kuptoja që fëmijët ishin shumë të vegjël për të lindur këtu tek materniteti ynë. Mora avionin dhe ika në Itali. Disa e kanë quajtur guxim të 'çmenduri' nga fakti që nuk kisha mjek me vete", tregoi Anjola.

"Muajt e parë kanë qenë sfidë pasi paralelisht me faktin që bëhesha nënë për herë të parë, duhet të përballoja faktin që fëmijët ishin shumë të vegjël. Nuk e kisha luksin të përjetoja vetëm gjëra pozitive, por kjo më bëri të kuptoj rëndësinë e të pasurit një  ëmijë të shëndetshëm që është vërtet një privilegj”, tregoi spikerja.