Nga Shqipëria / E Premte 13 Shtator 2019, 19:07

Pajtohen Nora dhe Tuna, fotografohen bashkë pas sherrit të bujshëm

Pas sherrit të bujshëm me Robertin, u vu në pikëpyetje kohë më parë marrëdhënia e Tunës me Norën të cilat dikur ishin mikesha të ngushta. E ftuar në "Xing me Ermalin", Nora la të kuptohej se marrëdhëniet mes saj dhe Tunës ishin rregulluar dhe mbajti anën e saj.

Tanimë duket se dy këngëtaret janë pajtuar pasi "lajmi.net" i ka fotografuar sot bashkë. Nora dhe Tuna janë fotografuar në një lokal duke kaluar kohë me mikun e tyre të përbashkët, Vladrin Sahitin dhe bashkëshorten e tij.

Pas kaq shumë kohësh, kjo është hera e parë që Nora dhe Tuna fotografohen bashkë.